E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pasiguri per reformen e emigracionit

Pas fitores se javës së kaluar reforma e imigracionit në SHBA përballet me testin e vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve. Konservatorët janë të vendosur që të paraqesin nje project të tyre ndryshe nga ai që u kalua në Senat.

Mbështetësit e reformës festojnë miratimin në Senat, i cili parashikon shtimin e masave për sigurinë e kufirit dhe krijon një proces, ndonëse të gjatë, për marrjen e shtetësisë nga miliona imigrantë pa dokumente.Por miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, është një tjetër histori, thotë kyetari i saj John Boehner. 

“Do hartojmë projekligjin tonë dhe do të jetë një legjislacion që pasqyron dëshirën e shumicës tonë dhe të popullit amerikan.”

Ai këmbëngul se projekt-ligji që do të miratojë Dhoma e Përfaqësuesve duhet të mbështetet nga shumica e republikanëve dhe shumë prej tyre e kanë hedhur poshtë ndërkohë variantin e Senatit sepse ofron rrugën drejt shtetësisë. Por një projekt-ligj që anon më shumë nga të djathtët do të zemëronte demokratët.

“E dimë që duhet të ketë kompromis. E dimë se kush ka shumicën. Por nëse kërkon votat tona, duhet të jetë diçka e pranueshme për anëtarët tanë.”

14 republikanë mbështeten variantin e Senatit, të ndërgjegjshëm për pakënaqësinë e votuesve hispanikë ndaj partisë së tyre në zgjedhjet e fundit, thotë analisti Allan Lichman.
Por shumë ligjvënës republikanë nuk duan të zemrojnë mbështetësit e tyre konservatorë në shtetet përfaqësuese, thotë eksperti Nortm Ornstein.

“Për pjestarët e Dhomës së Përfaqësuesve egziston droja e një reagimi të ashpër. Por rreziku më i madh për shumicën e ligjvënësve është reagimi nga krahu i djathtë i tyre e jo nga shqetësimi i gjerë publik mbi drejtimin që ata po ndjekin.”

Nëse reforma për imigracionin bllokohet në Dhomën e Përfaqësuesve, imigracioni do të bëhet një çështje kryesore në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, miliona imigrantë pa dokumente po presin që Kongresi të veprojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›