Sulm kibernetik ne Korene e Jugut
Nëpunës të qendrës së sigurisë së internettit në Korenë e Jugut pas kontrollit të rrjeteve të dy nga bankave më të rëndësishme në vend si dhe tre televizioneve kryesore kanë thënë se janë disa adresa kineze ato që kanë shkaktuar virusin. Nga sulmi kibernetik i një dite në parë tre televizionet kryesore në vend dolën jashtë transmetimit, por gjithashtu u prekën rreth 32 mijë kompjuterë si dhe gjashtë organizata. Zyrtarët koreano jugorë janë të bindur se adresa që ka sjellë virusin është në Kinë por nuk mund të zbulohet identiteti i personit që e ka realizuar. Në të kaluarën kur ndodhi një sulm i tillë në 2009 dhe 2011 zyrtarët kishin akuzuar Korenë e Veriut. Por dhe në këtë rast Korea e Veriut nuk është kënë jashtë dyshimeve.