E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli hetohet si i pershire ne skandalin erotik te Berluskonit

Mario Baloteli përfshihet në një tjetër skandal, në atë të festave me prostituta të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni.
Prokuroria e Napolit ka bërë përgjime nga të cilat ka dalë edhe emri i sulmuesit të Milanit.
Fjala është për mesazhe të dërguara me celular për Balotelin nga Sara Tomazi, aktore dhe modele italiane që ka qenë më parë e dashur e futbollistit të Italisë. Tomazi ka qenë pjesë e festave ngjyrë rozë të Berluskonit, për të cilat vazhdojnë gjyqet.
Sipas prokurorisë bëhet fjalë për mesazhe shumë të nxehtë, por nuk publikohet përmbajtja e tyre.
Baloteli ka pasur shpesh probleme në fushë dhe në jetën private, por po ashtu mund të thuhet edhe për presidentin e Milanit, Berluskoni, i akuzuar se ka paguar për të pasur seks me minorene.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›