Sulm me armë zjarri në Angli, humbin jetën 6 persona, mes tyre dhe agresori

Gjashtë persona u vranë në një “incident serioz me armë zjarri” në jugperëndim të Mbretërisë së Bashkuar në orët e vona të së enjtes. Viktimat, përfshirë dy gra, dy burra dhe sulmuesi i dyshuar, vdiqën në vendin e ngjarjes në zonën Keyham të qytetit Plymouth, sipas Policisë së Devon dhe Cornëall. Një grua tjetër mori trajtim në vendngjarje për plagët, por humbi jetën më vonë në spital. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Sulmi thuhet se nuk ishte i lidhur me terrorizmin. “Incidenti në Plymouth është tronditës dhe mendimet e mia janë me të prekurit”, tha ministrja e Brendshme britanike Priti Patel në Tëitter. Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin urdhrat e policisë dhe të lejojnë shërbimet e urgjencës të vazhdojnë me punën e tyre. Ndërkohë ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.