E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm me bombë në një xhami në Kabul, të paktën 21 viktima dhe 33 të plagosur

Një sulm i madh me bombë në një xhami në Kabul gjatë lutjeve të mbrëmjes së të mërkurës ka vrarë të paktën 21 persona, duke përfshirë një klerik të shquar, dhe ka plagosur të paktën 33 të tjerë.

Nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi, ndërsa disa fëmijë u raportuan të jenë në mesin e të plagosurve, mes frikës se numri i viktimave mund të rritet më tej.

IS është shfaqur si armiku më i fuqishëm i talebanëve, të cilët morën kontrollin mbi Afganistanin vitin e kaluar. Të dy grupet tani janë përfshirë në një betejë të përgjakshme.

Në muajin e kaluar, tre udhëheqës të shquar fetarë u vunë në shënjestër në Kabul dhe pati atentate në qytete të tjera./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›