Sulm me mjete zjarrvënëse në zyrat e Komisariatit Nr. 3, efektivë të lënduar dërgohen me urgjencë në spital

Përshkallëzohen sërish aktet e dhunshme gjatë protestave në kryeqytet, ku objekt sulmi është bërë godina e Komisariatit Nr. 3 të Policisë, e vendosur në zonën e rrugës “Mine Peza” në Tiranë.
Mjetet zjarrvënëse të hedhura nga protestuesit kanë shkaktuar vatër zjarri në një nga ambientet e brendshme të këtij institucioni. Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, flakët kanë përfshirë fillimisht njërën prej zyrave të komisariatit, çka ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien e situatës nën kontroll.
Gjatë këtij incidenti janë regjistruar edhe të lënduar mes radhëve të uniformave blu. Disa efektivë policie kanë marrë lëndime në vendngjarje dhe, pasi u është dhënë ndihma e parë, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit” për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
/rtsh.al/