Sulm vetëvrasës në Pakistan, në shënjestër ishte ish ministri i brendshëm
Sulmohet eskorda e ish-ministrit të brendshëm pakistanez Aftab Kan Sherpao ku si pasojë është vrarë edhe një nga truprojat e tij dhe u plagosën tre të tjerë.
Sherpao, që ka mbikëqyrur operacionet kundër talibanëve pakistanezë nën administratën e presidentit Pervez Musharraf, ka shpëtuar pa dëmtime në sulmin që ndodhi afër Peshauarit.
Policia tha se Sherpao po kalonte nëpër distriktin Çarsada, pasi kishte mbajtur një fjalim në një tubim politik, kur një i ri u shfaq në fushë të hapur dhe hodhi veten në erë, afër makinës së blinduar të ish ministrit.
Grupi Tahrek-e-Taliban Momand ka marrë përgjegjësinë për sulmin.