Rritet numri i viktimave nga tornado në SHBA

Vargu i stuhive të fuqishme në SHBA ka shkatërruar qytete të vogla, ndërkohë që numri i viktimave nga tornado ka arritur në 31 persona.
Shifra e te vdekurve u rrit nga kërkimet për të mbijetuarit që u bënë të shtunën.
Stuhitë kanë përfshirë SHBA-në qendrore, që nga Alabama deri në Indiana. Njoftohet po ashtu për një numër të madh të të plagosurish.
Një qytet në jug të Indianës, Merisvill, me një popullsi prej 2 mijë banorësh, është përshkruar të jetë rrafshuar.
Stuhitë e fuqishme erdhën dy ditë pasi që një seri tjetër e erërave të mëdha kishin lënë të vdekur 13 njerëz në Perëndimin e Mesëm dhe në Jug.