E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme ndaj ushtrisë gjermanë në veri të Afganistanit

Kabul - Ushtarët gjermanë ishin sërish në shënjestër të sulmeve të ekstremistëve në veri të Afganistanit. Mbrëmjen e Krishtlindjeve brenda pak minutash u kryen dy sulme ndaj ushtrisë gjermane (Bundesëehr). Një zëdhënës i Bundesverit në Kundush tha, se katër predha të hedhura në drejtim të kampit gjerman të fushimit kishin devijuar nga shënjestra. Sulmi i dytë është kryer ndaj një patrulle me një autoblindë. Ajo është qëlluar me një granatë kundërtanke. Pesë ushtarë u plagosën lehtë dhe patën probleme me frymëmarrjen, pasi në brendësi të automjetit depërtuan gazra. Që prej fillimit të misionit të ushtrisë gjermane para pesë vitesh në provincën Kundush gjendja e sigurisë është përkeqësuar dukshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›