E Diel, 1 Nëntor 2026

Një mijë emigrantë afrikanë mbërrijnë në brigjet italiane

Romë - Rreth një mijë emigrantë afrikanë kanë mbërritur në brigjet italiane në Lampedusa. Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, dy nga anijet që ndodheshin dje në vështirësi në kanalin e Siçilisë u shpëtuan nga marina italiane. E treta mbërriti në agim në Lampedusa. Anija e katërt u vu nën kontroll sot në mëngjes disa qindra metra larg brigjeve italiane, destinacioni i shumë refugjatëve që përpiqen të shkojnë nëpërmjet Mesdheut në Europë. Imigrantët u dërguan në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lampeduza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›