E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulme të reja izraelite, goditet periferia e Damaskut ku ndodhen depo municionesh

Autoritetet siriane kanë raportuar sulme të reja ajrore izraelite në periferi të Damaskut. Sipas një burimi nga Ministria e Brendshme siriane, sulmet e fundit goditën zonën përreth aeroportit ushtarak Mazzeh, ku ndodhen depo municionesh.

Këto sulme pasojnë ato të ndodhura në mëngjesin e sotëm, ku Izraeli shënjestroi selinë e ushtrisë siriane dhe zonën rreth pallatit presidencial. Si pasojë e sulmeve të mëngjesit, Ministria e Shëndetësisë raportoi tre të vdekur dhe 34 të plagosur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›