E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet, NATO-ja ndërpret patrullimet e përbashkëta me afganët

SHBA- NATO-ja thotë se është duke kufizuar operacionet me trupat afgane pas një vargu sulmesh vdekjeprurëse mbi personelin e saj, nga ana e forcave fgane të sigurisë.

BBC-ja raporton sot se vetëm operacionet e mëdha do të kryhen së bashku, sipas vlerësimit të rasteve. Vendimi erdhi pasi një sulm vetëvrasës që pati në shënjestër një autobuz që tranprotonte të huaj në kryeqytet vrau 12 njerëz të martën në mëngjes.

Grupi afgan i kryengritëse Hezb-e-Islami ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, të cilat thotë se ishin në përgjigje të një videoje të fundit antiIslam. 51 është nurmi i trupave që janë vrarë nga ushtarët afganë këtë vit, 15 vetëm në muajin gusht.

Në një konferencë për shtyp, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta u tha gazetarëve se ai ishte i shqetësuar në lidhje me efektin e sulmeve të brendshme. Por ai këmbënguli se ata nuk do të thonin se talibanët u bënë më të fortë, ose se rifitun territorin e humbur.

Ai tha se SHBA-të do të bëjmë gjithçka mundet për të minimizuar rrezikun për forcat e saj, por “ne nuk do të lëmë në harresë misionin themelor këtu, i cili do të vijojë për të vazhduar për të siguruar një tranzicion paqësor për sigurinë dhe qeverisjen afgane”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›