E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet, SHBA-ja kishte paralajmeruar Indine

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmeruar qeverine indiane per nje sulm te mundshem qe mund te ndodhte ne Mumbai rreth nje muaj perpara ngjarjes tragjike ku humben jeten 179 persona.

Nje zyrtar i larte i antiterrorizmit amerikan ka thene per CNN-in se sherbimet inteligjente kishin paralajmeruar per nje grup personash te armatosur qe mund te hynin ne Mumbai nga uji dhe me pas te kryenin sulme vdekjeprurese.

Vete autoritetet indiane dyshojne se terroristet qe kryen masakren ne Indi mund te kene ardhur me ane te nje barke.

Sipas inteligjences, mjeti me te cilin ata kishin zbarkuar ishte vjedhur. Kater pjesetare te ekiupazhit te mjetit ishin zhdukur, nderkohe qe kapiteni u gjend i vrare me duar te lidhura.

Qeveria indiane eshte nen presion per te shpjeguar asryet pse sulmet nuk u parandaluan dhe menyren e dobet te reagimit ndaj tyre.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›