Sulmet barbare nuk justifikohen- Reagimet e regjimit Gadafi

Gjate nates si dhe ne oret e para te mengjezit 20.3. nga Tripoli dhe Bengasi jane njoftuar sulme ajrore. Ne periferite e Bengasit banoret kane hyne ne xhami per ti shpteuar sulmeve ajrore njofton stacioni televiziv Al Xhazira. Prane qytetit port Misrata eshte shkaterruar nje baze ushtarake e trupave te Gaddafit.
Nje kryqezate armike nga ajri bombardon caqet tona civile ne Tripoli thuhet ne televizionin shteteror libian dhe tregohen pamje live nga sheshi i Gjelber ne Tripoli dhe nje grup njerezish qe jane grumbulluar para selise ushtarake te Gaddafit citat per te mbojtur revolucionin dhe udheheqesin e saj keshtu u shpreh te shtunen ne mbremje vone 19.3. Muhammad Az-Zavi Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Popullor te Libise Grumbullimet e papara te njerezve te cilat keni mundur ti shihni sot deshmojne se cdo sulm ne Libi do te deshtoje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje perkrahes i Gadafit me fotografine e diktatorit
Mburoja njerezore
Grumbullimi i njerezve per te mbrojtur caqet ushtarake dhe strategjike te vendit eshte reagim i regjimit ndaj sulmeve te avioneve dhe raketave te ushtrise franceze britanike dhe amerikane te cilat qe nga e shtuna kane shkaterruar qindra caqe ne bregdet. Objektiva ushtarake thote aleanca perendimore objektiva civile thote Libia. Te dielen ne mengjez 20.3. televizioni shteteror foli per per 48 te vdekur dhe 150 te plagosur. Muhammad az-Zavi te shtunen ne mbremje 19.3. Pretendimi se ky sulm armiqesor behet per te mbrojtur civilet hidhet poshte nga ajo qe ndodhi sonte te ne. Shume civile u plagosen spitalet jane plot ambulancat jane ende rruges. Per kete sulm barbar nuk ka asnje justifikim.
Libia e ka pranuar rezoluten e Keshillit te Sigurimit ka nderprere veprimet ushtarake kunder miliceve te armatosur dhe ka kerkuar nga OKB te dergoje vezhgues qe do te verifikojne armepushimin vazhdoi az-Zavi cdo fjale e tij u perkthye menjehere ne anglisht me qellim qe edhe perfaqesuesit e shtypit te huaj te pranishmen te mund te mbanin menjehere shenime.
Rebelet lajmerohen rregullisht me telefon ne stacionet televizive Al Xhazira dhe Al Arabiya. Ata thane se kane zbrapsur me sukses trupat e Gadafit ne Misrata ku njerezit jane ende te shkeputur nga cdo furnizim dhe ne Bengazi ne kryeqytetin e rebeleve.
Autor Esther Saoub/Angjelina Verbica
Redaktoi Eliana Xhani