Countdown per Gaddafin - Nis misioni ushtarak kunder Libise

Misioni ushtarak per Libine ashtu sic pritej pas rezolutes se OKB-se filloi te shtunen. Avione luftarake franceze dhe te tjere po mbrojne qytetin Bengazi. Me kete u hap rruga e zbatimit ushtarak te rezolutes. Avione te jere luftarake jane gati per te intervenuar kunder tankeve ne mbrojtje te civileve tha presidenti francez Nicolas Sarkozy. Ata kane goditur objektiva te ushtrise libiane ka bere te ditur presidenti francez Nicolas Sarkozy te shtunen ne Paris pas samitit te jashtezakonshem me pjesemarrjen e nje sere shefash shtetesh dhe qeverish nga Evropa dhe vende te tjera. Samiti diskutoi menyren e zbatimit te rezolutes se OKB-se. Presidenti francez Nicolas Sarkozy i adresoi Gaddafit shprehjen se dera e diplomacise do te hapet po qe se ndalon agresioni.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Edhe kryeministri britanik David Cameron u shpreh se koha per te vepruar ne Libi erdhi. Dhe kete e beri vete Gaddafi tha ai per televizionin britanik. Kolonel Gaddafi e premtoi armepushimin ai po vete e theu armepushimin tha Cameron. Britania e Madhe ka vendosur avionet luftarake sipas gjasave ne afersi te Qipros.
Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy mbrojti nderhyrjen ushtarake ne Libi pas takimit ne Paris. Nuk mund te qendrojmeduarkryq dhe ta shohim kete masaker tha ai. Koha e kerkon kete. Ne duhet ta ndihmojme popullin libian dhe te shpetojme jetet e njerezve.
Gjermania ndihmon me marrjen e pergjegjesive ne Afganistan
Ndersa kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit ne Paris u shpreh se te shtunen fuqite boterore ishin te bashkuara ne qendrimin se dhuna ne Libi duhet te marre fund. Rezoluta e OKB-se eshte e vlefshme prandaj edhe ne duam qe ajo te zbatohet me sukses tha Merkel. Ajo konfirmoi qendrimin e saj se Gjermania nuk do te marre pjese ne misionin ushtarak por bazat amerikane ne Gjermani mund te perdoren. Megjithate Gjermania ka ofruar te lehtesoje NATO-n ne Afganistan. Avionet gjermane te tipit AWACS do te marrin pergjegjesi ne Afganistan per te liruar forcat amerikane qe te kryejne misionin ne Libi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel
NATO planifikon nje sulm te shpejte te aleances ushtarake. Por per pjesemarrjen dhe mjetet ne mision ka pasur divergjenca mes anetareve keshtu qe NATO nuk e ka mandatin edhe pas konsultimit te ambasadoreve ne Bruksel te shtunen. Ky eshte nje mision gjigant ne kemi nevoje per pergatitje te sakta para se te fillojme tha nje diplomat i NATO-s.
Veprimet ushtarake koordinohen nga Italia
Britania e Madhe Franca dhe SHBA jane udherrefyese ne kete mision ushtarak. Misioni i SHBA-se ne Libi pritet te jete teper i kufizuar. SHBA sipas njoftimeve te gazetes New Jork Times te shtunen do te marre pjese vetem dite dhe jo jave ne luften kunder Gaddafit.
Italia do te vere ne perdorim bazat e saj. Koordinimi i veprimeve ushtarake kunder Gaddafit do te behet nga bazat amerikane te SHBA-se dhe NATO-s ne Itali. Kanadaja eshte shprehur per nje nderhyrje te shpejte. Avionet e saj luftarake jane gati ne rajon dhe kane nevoje per dy dite per pergatitjen e sulmit. Danimarka pas miratimit te njezeshem te parlamentit nisi te shtunen gjashte avione luftarake te tipit F-16 ne Sicili. Ministrja e Mbrojtjes Gitte Lillelund Bech deklaroi se ata jane gati per mision te dielen. Qeveria siguroi se ne mision do te behet ceshte e mundur qe te menjanohen viktimat civile. Edhe Spanja ka ofruar ndihmen e marines se saj dhe aviacionit ushtarak. Belgjika ka ofruar kater deri ne gjashte avione luftarake te tipit F-16. Bashke me vendet evropiane flitet se merr pjese ne misionin luftarak edhe shteti arab i Katarit por kjoende eshte e pakonfirmuar zyrtarisht. Avione luftarake franceze fillimisht fluturuan ne te gjithe territorin libian me mision per mbledhje te dhenash.
Autor AG/Arapi
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi