Sulmet e vendasve anti-Putin në Belgorod, Rusia evakuon rajonin me urgjencë
Nëntë fshatra janë evakuuar në rajonin e Belgorod në Rusi pas sulmeve të grupeve anti-Putin ditën e hënë. Guvernatori Vyacheslav Gladkov paralajmëroi cilvilët që u larguan dhe u tha se nuk është e sigurt që të kthehen.
"Pastrimi i territorit nga ministria e Mbrojtjes së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit vazhdon. Ne do të njoftojmë menjëherë banorët dhe do ta publikoj në rrjetet e mia sociale kur të jetë e sigurt”, shkroi në Telegram guvernatori ditën e martë.
Belgorod ka patur konflikte të shkurtra që kur Vladimir Putin nisi pushtimin në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se forcat e sigurisë ruse u përleshën me sulmuesit në tre zona brenda rajonit të Belgorodit.
Ministria Ruse e Mbrojtes pretendon se autoritetet vranë më shumë se 70 nacionalistë Ukrainas të cilët dyshohet se kaluan në rajonin rus, por Newsweek nuk mundi të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin.
Ndërkohë, Kievi e ka mohuar përfshirjen në sulme dhe dy nga grupet që kanë marrë përgjegjësinë për sulmet janë identifikuar si disidentë rusë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
