E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet çatia e një shkolle, gjashtë të vdekur në Tajlandë, kishin shkuar për t’u strehuar nga shiu

Shembet çatia e një shkolle, gjashtë të vdekur në

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, mes tyre katër fëmijë, pasi stuhia e fortë shkaktoi shembjen e një çatie të një shkolle në pjesën veriore të Tajlandës. Tetëmbëdhjetë persona të tjerë u shtruan në spital, thanë zyrtarët.

Sipas medieve të huaja, disa studentë kishin shkuar brenda shkollës fillore Ëat Nern Por në provincën Phichit për t’u strehuar nga shiu.

Patcharin Siri, një anëtar i stafit të Departamentit provincial të Marrëdhënieve me Publikun, tha se katër fëmijë, një prind dhe një anëtar i stafit të pastrimit të shkollës kishin vdekur.

Departamenti meteorologjik dha një paralajmërim për reshje të dendura shiu këtë javë, të cilat filluan ditën e djeshme, duke shkaktuar problematika të shumta në lëvizjen e njerzve dhe të mjeteve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›