Sulmet kundër Homsit nuk kanë të ndalur

Këshilli kombëtar Sirian paralajmëroi për një masakër të mundshme në Homs, qytet ky i rrethuar nga 30 mijë ushtare dhe milicë Shabiha.
Qyteti është një nga vatrat e nxehta të rezistencës kundër regjimit të Damaskut. Lagjja e Baba Amerit vuajti për thuajse një muaj rrethimin dhe bombardimet e ushtrisë siriane dhe në muajin shkurt u vu nën kontrollin e forcave pro-qeveritare.
Shtetet e Bashkuara nisën konsultimet me aleatët pas pezullimit të misionit vëzhgues të OKB-së në Siri. Gjenerali norvegjez, Robert Mood, deklaroi fundin e misionit si pasojë e përshkallëzimit të dhunës.
Zëdhënësi i Ligës Arabe, Ahmad Bin Hilli i tha BBC-së se vendimi është i përkohshëm dhe se operacionet mund të ndërpriten vetëm nga OKB duke u konsultuar me Ligën Arabe.
Të martën, gjenerali Mood do t’u raportojë për situatën në Siri pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët do të shqyrtojnë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për misionin vëzhgues.