E Shtunë, 31 Tetor 2026

45 të vrarë pas sulmeve kundër kishave në Nigeri

Si pasojë e sulmeve me bomba kundër tri kishave, të ndërmarra në veri të Nigerisë, janë vrarë së paku 45 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

“Numri i viktimave gjatë natës është ngritur në 45”, deklaroi një zyrtar anonim i Kryqit të Kuq, i cili shprehu frikën se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Autoritetet e provincës Kaduna kanë shpallur orë policore, e cila ka hyrë menjëherë në fuqi, me qëllim që të ruhet rendi dhe ligji, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë lokale, Reuben Buhari.

Dy shpërthimet e para, të nxitura nga sulmues vetëvrasës, ndodhën brenda një afati kohor prej disa minutave, ndërsa në shënjestër ishin vënë dy kisha në Azria, deklaroi zëdhënësi i policisë në Kaduna, Muhamed Xhinxhiri. Shpërthimi i tretë ndodhi gjysmë orë më vonë, në afërsi të kishës në qytetin Kaduna.

Kur u bë publik lajmi për sulmet, të krishterët, shumica prej tyre të ri, dolën në rrugën kryesore, e cila shpie për në Abuxha, duke sulmuar të gjithë ata, për të cilët ishin të mendimit se janë myslimanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›