E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet në Bagdad, rritet bilanci i viktimave

Rritet bilanci i viktimave të sulmeve të së martës në kryeqytetin irakien, Bagdad.

Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se të paktën 40 persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në  sulmet e së martës mbrëma në zonat shiite të Bagadadit.

Makinat bombë kanë pasur në shënjestër civilët, përfshirë xhamitë, tregjet e populluara, kafenetë, etj.

Shkalla e dhunës në Irak, muajt e fundit, ka arritur nivele të larta që nga viti 2008, kur vendi ka qenë në prag të luftës civile.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar për mbi 800 njerëz të vrarë në gjithë Irakun gjatë muajit gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›