Bulqizë, mbytet në lumin Drin një 45-vjeçar
Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur paraditen e sotme në lumin Drin në Bulqizë.
Sipas informacioneve, viktima është shtetasi Florin Sala. Mësohet se ai është mbytur në momentin kur ishte duke kaluar me kalë nga një anë e lumit në tjetrën.
Mësohet se trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur 20 km larg vendit ku u mbyt, në afërsi të Peshkopisë.