E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulmet në Belgorod, mbi 6 mijë banorë largohen nga banesat

Më shumë se 6 mijë banorë janë vendosur në qendra të përkohshme strehimi pas sulmeve në distriktin Shebekino, në Rusi.

Lajmi u njoftuar nga guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.  Javën e kaluar, Gladkov tha se bombardimet ukrainase kishin në shënjestër disa zona në rajonin kufitar të Belgorodit, duke përfshirë Shebekinon.

“460 njësi municionesh të ndryshme u qëlluan në rrethin urban Shebekino, u regjistruan 26 pika të mjeteve shpërthyese nga UAV,” shkroi Gladkov të mërkurën, duke shtuar se në qytetin Shebekino, sulmet u kryen kryesisht në zonat e banuara.

Galdkov shtoi se fshatrat Zhuravlyovka, Tsapovka, Stary dhe Kozinka gjithashtu u sulmuan, por nuk raportohet për të lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›