E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre agjentet gjermane largohen nga Kosova

Tre agjentet e sherbimeve sekrete gjermane, te cilet u akuzuan per sulmin ndaj selise se BE-se ne Kosove, u larguan sot nga Prishtina.

Ata udhetuan drejt Gjermanise me nje avion te vogel nga aeroporti ushtarak, pasi kaluan naten ne ambasaden gjermane. Pjesetaret e BND-se u liruan mbreme nga qendrat e paraburgimit per mungese provash, pas dhjete ditesh qendrimi atje.

Arrestimi i tre agjenteve shkaktoi reagim te ashper te Gjermanise, qe eshte donatori i dyte me i madh ne Kosove pas SHBA-se.  



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›