Sulmet në Zaporizhzhia, Zelensky thirrje për veprim: Mos iu dorëzoni shantazhit bërthamor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim drejtuar popullit të tij ka bërë thirrje për veprim në centralin bërthamor të Zaporizhzhia. Ai i kërkon “botës” që të mos dorëzohet para shantazheve dhe terrorizmit. Sipas Zelenskyt, nëse veprimet e Rusisë shkaktojnë një katastrofë, pasojat e saj do të prekin edhe ata që heshtin deri tani, duke iu referuar vendeve që nuk kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Të gjitha trupat ruse duhet të tërhiqen menjëherë nga uzina dhe zonat fqinje pa asnjë kusht.… nëse tani botës i mungon forca dhe vendosmëria për të mbrojtur një central bërthamor, kjo do të thotë se bota humbet. Humbje ndaj terroristëve. I dorëzohet shantazhit bërthamor. Nëse tani bota nuk tregon forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur një central bërthamor, kjo do të thotë se bota ka humbur.
Çdo incident rrezatimi në NPP Zaporizhzhia mund të prekë vendet e Bashkimit Evropian, Turqinë, Gjeorgjinë dhe vendet nga rajone më të largëta. Gjithçka varet vetëm nga drejtimi dhe shpejtësia e erës. Nëse veprimet e Rusisë shkaktojnë një katastrofë, pasojat mund të godasin edhe ata që heshtin deri tani”, tha Zelensky.
Sipas The Guardian, zyrtarët ukrainas dhe rusë raportuan bombardime pranë centralit bërthamor më të madh të Evropës më 15 gusht me të dyja palët duke fajësuar njëra-tjetrën.
/rtsh.al/