Kaos në derbin e Londrës veriore, Arteta sprint për të frenuar

Ajo çfarë ndodhi në fund të ndeshjes mes Tottenham dhe Arsenal nuk ka nevojë për shumë komente. Tifozët vendas, të irrituar nga sjellja e Aaron Ramsdale, arritën deri aty sa ta godisnin me shkelm portierin e Arsenal-it.
Ai episod ndezi atmosferën dhe mbi të gjithë Granit Xhaka shkoi në mbrojtje të portierit. Arteta vuri re vrullin e mesfushorit dhe u nis me spritn për të evituar më të keqen.
Sipas rregullores të kampionatit anglez nëse një lojtar hyn në konflikt me tifozët në stadium rrezikon që të pezullohet për disa muaj nga futbolli i luajtur.
Pikërisht për të evituar një dënim kaq të rëndë Arteta u nis me sprint për të ndalur gjithçka që në fillim.