E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, raportohet për viktima dhe të plagosur

Forcat ruse kanë sulmuar qytetin kufitar Kupyansk në Ukrainën verilindore. Si pasojë e sulmeve është vrarë një person dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Guvernatori i Rajonit të Kharkivit, Oleh Sinekhubov, në një deklaratë konfirmoi sulmin dhe pasojat në viktima dhe të plagosur.

Në muajt e fundit, forcat e Moskës janë kthyer në qytet dhe tani janë më pak se 4 kilometra nga periferitë e saj më veriore, sipas hartave të disponueshme, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›