E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmet ruse në Ukrainë, reagon Trump: Stop! Duhet ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi sulmet e Rusisë gjatë natës në Ukrainë, ku kanë humbur jetën të paktën 10 njerëz në Kiev.

“Vladimir, STOP…le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes,” tha ai në një postim në Truth Social, shkruan BBC.

Sulmi i fundit i Rusisë është më vdekjeprurësi në kryeqytetin e Ukrainës që nga 8 korriku i vitit të kaluar, pasi imazhet e Kievit treguan njerëz të mbuluar në gjak dhe ndërtesa banimi të dëmtuara.

Trump akuzoi Zelenskyn për dëmtim të bisedimeve të paqes duke mos njohur kontrollin rus të Krimesë – një pikë mosmarrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se sulmet vdekjeprurëse gjatë natës kishin në shënjestër infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, duke shtuar se qëllimi i tyre ishte “arritur”.

Në një konferencë shtypi në Afrikën e Jugut më herët, Zelensky tha se duhet të bëhet më shumë presion ndaj Rusisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›