E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi rus me 12 viktima në Ukrainë, Zelensky: Rusia përdori raketa nga Koreja e Veriut!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se  Rusia përdori raketën e Koresë së Veriut në sulmin në Kiev, ku mbetën të vrarë 12 civilë.

“Sipas informacioneve të disponojmë, rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut”, tha ai, duke shtuar se “shërbimet tona speciale po verifikojnë të gjitha detajet”.

Zelensky tha se nëse raketa është prodhuar në Korenë e Veriut, kjo do të jetë një provë e mëtejshme “e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit“.

“Ata vrasin njerëz, ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre. Rusia përdor vazhdimisht armë të tilla – raketa, artileri. Në këmbim, Pheniani mori mundësinë për t’i bërë armët e tij më vdekjeprurëse në kushte reale të kohës së luftës”, shton më tej Zelensky.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›