Sulmi i Anglisë, Sauthgejt me “dhimbje koke”

Sot në kampin e Tre Luanëve ka një shqetësim të madh dhe ai lidhet me emrin e kapitenit dhe njeriut simbol të skuadrës së Southgate, Harry Kane. Forma e dobët që po kalon bomberi është vënë në qendër një debate që zgjat prej javësh në ishull pasi numri 10 e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë në 10 ndeshjet e fundit në Premier League. Tottenham nuk ia plotësoi dshirën për ta lënë të lirë dhe kjo reflektohet jo pak në moralin e lojtarit edhe në radhët e Anglisë ku numëron 41 realizime në 65 ndeshje.
Po në sulm, Marcus Rashford nuk është pjesë e grupit për shkak të disa shqetësimeve që ka pasur ditët e fundit dhe në këtë mënyrë, trajneri ka vendosur ta tërheqë vendimin për ta thirrur në dy ndeshjet e fundit sulmuesin e Manchester United. Një tjetër shqetësim i madh për Southgate është edhe mungesa që do të ketë në krahun e majtë të mbrojtjes pasi Luke Shaë ka ngritur flamurin e bardhë dhe vendin e tij në letër e zë lojtari i Chelseat, Ben Chilwell, i cili nuk e ka të sigurt vendin në 11-ëshen e parë.
Emri më i lakuar i muajve të fundit në kampin e anglezëve është Declan Roce. Mesfushori ka një biletë të sigurt për ta nisur sfidën e së premtes titullar, ndërsa Jack Grealish është ai që e pëson më shumë në këtë situatë pasi ish lojtari i Astion Villas nuk arrin të gjejë formën e vitit të kaluar. Shumë kuriozitet në kampin e Anglisë ka edhe për 17-vjecarin e Arsenalit, Emile Smith Roëe.
Edhe pse mund të numërojë vetëm pak minuta me fanellën e vendit të tij, Roëe ka në këmbët e tij shansin e artë të debutojë pikërisht në sfidën kundër Shqipërisë.