E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi i Hamasit/ Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Kemi vëmendje maksimale tek shtetasit tanë

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka siguruar mbështetje ndaj shtetasve shqiptarë që janë në Izrael.

Përmes një video nga aeroporti i Tel Aviv, ambasadorja thotë se ka vëmendje maksimale për shqiptarët, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut në këto orë të vështira.

Ambasadorja thekson se po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë të shqiptarëve.

“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë nl Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”, shprehet ambasadorja. 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje.

Izraeli dhe territoret e pushtuara palestineze janë sulmuar nga grupi islamik palestinez Hamas. Qindra janë vrarë pas sulmit të papritur në mëngjesin e një feste hebraike dhe Izraeli ka shpallur gjendjen e luftës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›