Lufta/ Britania dërgon tanke Challenger 2 në Ukrainë, Zelensky: Ndihmojnë në rivendosjen e integritetit territorial

Britania do të dërgojë tanke të llojit Challenger 2 në Ukrainë, ndërsa kjo e fundit po përballet me luftën me Rusinë. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace, ndërsa u shpreh se sipas tij Rusia ka humbur në një farë mënyre pasi ka humbur një numër të konsiderueshëm gjenelarësh.
“Rusia ka dështuar në mënyrë të veçantë për të thyer vullnetin e popullit ukrainas dhe kishte arritur të humbasë një numër të konsiderueshëm gjeneralësh dhe oficerësh komandues”, tha ai.
Për të, dërgimi i tankeve vjen më shumë si pasojë e një frike për rikthim të fuqijshëm të ushtrisë ruse. “Tani do të prisnim një prirje të kthimit drejt një ofensive ruse, pa marrë parasysh sa humbje jetësh e shoqërojnë atë”, theksoi ai.
Britania, fuqia e parë perëndimore që furnizon ukrainasit me tanke kryesore luftarake, të cilat do të përdoren për të ndihmuar në trajnimin e trupave ukrainase dhe do të ngrejë presion të mëtejshëm mbi Gjermaninë për të miratuar një dorëzim më të gjerë të automjeteve këtë javë.
Në një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pak ditë më parë kryeministri Rishi Sunak konfirmoi për herë të parë se ishte qëllimi i Britanisë që t’i siguronte Kievit një numër të vogël tankesh Challenger 2.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka falënderuar Britaninë për furnizimin me 14 tanke Challenger 2 si pjesë e një pakete të re të mbështetjes ushtarake për Kievin. Në një postim në rrjete sociale Twitter, Zelensky shkruan se tanket do të ndihmojnë në rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës.
“Tanket, APC-të dhe artileria janë pikërisht ajo që i duhet Ukrainës për të rivendosur integritetin e saj territorial”, shkroi Zelenskiy në Twitter.
Në përgjigje, Kremlini ka thënë se Challenger 2 “do të digjen” në fushën e betejës dhe pretendoi se furnizimet ishin një përpjekje për të tërhequr konfliktin.
/rtsh.al/