E Premte, 6 Nëntor 2026

Sulmi iranian ndaj Izraelit/ Iraku, Jordania dhe Libani mbyllin hapësirat ajrore

Ushtria izraelite njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të Izraelit pas sulmit me raketa nga Irani. Autoriteti i aeroporteve të Izraelit thotë se nuk ka nisje apo mbërritje në të gjitha aeroportet izraelite.

Nga ana tjetër, Jordania pezulloi përkohësisht trafikun ajror, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve. dhe ministri i Transportit të Libanit njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore për dy orë.

Gjithashtu edhe Iraku njoftoi mbnylljen e hapësirës ajrore. Ministria e Transportit të vendit tha se mbyllja ishte “për të ruajtur sigurinë e navigimit ajror”, ndërsa urdhëroi një “ndalim të përkohshëm të trafikut ajror në të gjitha aeroportet e Irakut”./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›