Sulmi kamikaz i një të mbyturi që të mbyt

Nga Ylli Pata
Të gjithë zërat kundër Edi Ramës që kanë mbrojtur dhunën barbare në Tiranë nuk janë gjë tjetër veçse viktima të doktorit. Në kuptimin e plotë të fjalës.
Tirana është vënë nën dhunën e barbarëve që si Hamasi më 7 tetor kanë marrë me radhë të gjithë ata që ata e konsiderojnë “bashkëpunëtorë të hebrenjve”. Dhe pjesa më e madhe e këtyre personave janë adhurues të kalifatit. i cili thënë të drejtën së bashku me mjeshtrat e operacioneve speciale është drejtuesi taktik.
Megjithatë, ai që e pranoi këtë autorësi që do t’i mbesë vulë siç i ka mbetur 1997, 14 shtatori 1998 apo edhe 21 janari 2011, është njeriu i vendimeve të vështira. Të marra në mënyrë kamikaze, sidomos tani që La CiVita e Susie Wiles janë jashtë paradhomës Ovale.
Ishte një paradhomë, ishte një provë për një 21 janar të ri në Shqipëri, por me mjaft proxy-shuumë proxy. Ku paratë vinin lumë nga Bosfori.
Një rastësi që s’íshte e tillë pasi kishte një skenar përpara, një skenar që të fut dridhërimat. Ku në sirtar janë viktimat; të ngjashëm si më 14 shtator 1998 apo 21 janar 2011.
Në fakt kjo është pikëpyetja; ku ishte shteti sot në këtë barbari që i ngjan historikisht Il Saco di Roma nga barbarët.
Il Saco di Tirana nga barbarët no face no name no number, por që u glorifikuan si revolucionarë, por që në fund dogjën Tiranën. Jo vetëm Tiranën institucionale por edhe atë tregtare, turistike dhe insdustriale.
E gjithë kjo batërdi që nuk është thjesht politike, kërkon një përgjigje të fortë politike, e cila duhet të jetë në mos shteruese, treguese.
Mungesa e një reagimi politik i kësaj batërdie e fut vendin në një kaos që nuk mund të ndalet..