Sulmi kuqezi, "shterpe"
Erjon Bogdani eshte aktivizuar titullar ne ndeshjen e djeshme te kampionatit italian, ndaj Udinezes, por nuk ka mundur dot te shenoje, ne nje ndeshje qe eshte humbur ne fund. Udine fitoi minimalisht 2-1 dhe golin e vetem per Kievon e shenoi Puliser. Karlsruhe e Kapllanit i eshte rikthyer me ne fund fitores, pas nje kohe te gjate, ne Bundeslige. Shqiptari serish e ndoqi ndeshjen nga stoli, por megjithate rikthehet shpresa per qendrimin e Karlsruhes ne Bundeslige. Edhe ekipi i sulmuesit tjeter kuqezi, Horsensi i Besart Berishes eshte mundur 2-0, nga Kopenghagen. Berisha luajti titullar, sakaq i vetmi qe i eshte gezuar fitores ka qene Hamdi Salihi, me Riedin. Ekipi i Slaoihit fitoi te premten 3-0, ndaj Sassburgut pretendent, por shkodrani kete radhe nuk e gjeti dot rrugen e rrjetes.