E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi me acid mbi gjyqtarenMishgjoni: Agresorin s'e njihja /

Të tjera rreth shkrimit Vlorë, sulmi me acid paraditen e djeshme VIDEO Mishgjoni e shkarkuar nga KLD për shkelje /FOTO Gjykata e Lartë: Akt i rëndë VIDEO/ Mjeku kirug: Ka djegie në sy dhe gojë TIRANE- Një grup hetimor vazhdon punën për zbardhjen e identitetit dhe më pas arrestimin e agresorit të gjyqtares penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Mirela Mishgjoni. 40 vjeçarja u bë pre e një sulmi me acid paraditen e djeshme (16 janar) teksa dilte nga pallati ku banonte dhe do shkonte për të marrë makinën për tu nisur në punë, në lagjen “28 Nëntori”.

Vetë gjyqtarja ka thënë se “nuk e njihte agresorin”, të cilën e ka përshkruar të gjatë dhe pa maskë. Ndërkohë që sulmi është dënuar nga institucionet e drejtësisë si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë dhe Ministria e Drejtësisë.

Zëvendësministri i Derjtësisë, Ermal Dobi vizitoi mbrëmë në spital gjyqtaren Mishgjoni. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Dobi ka marrë garancinë e Drejtorit të Policisë së Qarkut se do të bëhen të gjitha përpjekjet për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e motiveve. Po ashtu, Dobi është takuar dhe me drejtorin e spitalit, ku është garantuar se gjyqtarja nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Ndërsa Gjykata e Lartë shprehu shqetësimin se një akt i tillë tregon se ligji për mbrotjen e gjyqtarëve nuk zbatohet me korrektësi, nga ana e tyre KLD e Ministria e Drejtësisë shprehën bindjen se ngjarja do të zbardhet.

SULMI PRANE PALLATIT
Rreth orës 09:00 të paradites së djeshme agresori përfitoi nga momenti kur gjyqtarja 40 vjeçe, po dilte nga shkallët e pallatit që banonte në lagjen “28 Nëntori” për të marrë makinën dhe për të shkuar në punë. Një person pa maskë dhe me trup të gjatë i ka dalë para dhe më një shishe në dorë e ka spërkatur me acid gjyqtaren në pjesën e fytyrës si dhe në rrobat në pjesën e kraharorit. Menjëherë më pas është larguar pa u diktuar nga banorët e lagjes. Gjurmët e acidit që nga trupi i gjyqtares kanë rënë në trotuar tregojnë sasinë e madhe të acidit që i është hedhur gjyqtares Shikoni FOTO nga vendi i ngjarjes

Sipas mjekut kirurg maxilofacial pranë repartit kirurgjik të Spitalit të Vlorës, Aldo Vangjeli 40 vjeçarja ka djegie në pjesën e fytyrës, Po ashtu acidi ka shkuar dhe në syrin e majtë, për të cilën duhet të kalojnë 24 orë për të parë nëse ka ndonjë përmirësim. Ndërkohë që shqetësuese është acidi që mund të ketë kaluar në brendësi të gojës ku në zonën e ezofagut, acidi ka depërtuar dhe ka sjellë dhe një keqësim të organit të frymëmarrjes

MISHGJONI U SHKARKUA 2 HERE NGA KLD
Gjyqtarja Mishgjoni rezulton se është shkarkuar nga detyra nga KLD për për shkelje të rëndë të disiplinës. Çështja e saj u gjykua e u kthye për rishqyrtim sërish në KLD, ku me një vendim të dytë KLD vendosi sërish shkarkimin e saj derisa Mishgjoni e çoi çështjen në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pas 7 vitesh, kur KLD e akuzoi në 2002 për shkelje të detyrës, në 2009 Gjykata e Lartë e ktheu në detyrë me argumentin se nuk mund të merrej masë administrative për një shkelje të pretenduar të kryer disa vite më parë pasi ajo kish humbur aktualitetin. Lexoni të plotë shkrimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mishgjoni
Një ndër çështjet e gjykuara prej gjyqtares Mirela Mishgjoni rezulton të jetë dhe ajo e shtetasit Gramoz Halilaj, i cili ishte akuzuar për vrasje por u la i lirë nga trupi gjykues që përbëhej nga Elvana Cicoli, Mirela Mishgjoni dhe Artur Malaj. Ata vendosën lirimin e Gramoz Halilajt, i cili akuzohej nga prokuroria për ekzekutimin e 53-vjeçarit, Mitat Sulçe në vitin 2008. Lirimi i tij u krye edhe pse prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Sipas gjykatës nuk kishte prova që ta fajësonin atë për këtë akuzë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›