Greqia kthen mbrapsh 15 fëmijënë pasaportë vendlindja në shqip
KAKAVIJE- Autoritet kufitare greke kanë kthyer në kufi 15 fëmijë shqiptarë për parregullsi në pasaporta. Sipas autoriteteve greke në pasaportat e tyre nuk kishin të shënuar në gjuhën angleze por në gjuhën shqipe vendlindjen e tyre, dhe për këtë arsye janë kthyer pas.
Ndërkaq drejtori i Policisë Kufitare të Gjirokastrës, Admir Adrija ka komunikuar me koleget e tij grekë, të cilët i kanë konfirmuar se bazuar në të drejtën ndërkombëtare për toponimet ata kane marre vendimin për t’i kthyer pas.
Prindërit dhe të afërmit e fëmijëve janë shprehur mjaft të indinjuar nga ky qëndrim i policisë greke dhe presin reagimin e autoriteteve shqiptare.