E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi me gurë ndaj shkollës në Lipjan, Zyra për Kosovën: Prania e ndërkombëtarëve, e nevojshme

Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë ka reaguar mbi  sulmin me gurë ndaj shkollës fillore serbe në Lipjan, duke deklaruar se nevojitet një prani më e madhe e misioneve ndërkombëtare në zonat serbe. Kjo pasi, sipas Zyrës për Kosovë, nevojitet shmangia dhe parandalimi i çdo incidente dhe krijon siguri te serbët.

“Asnjë incident nuk guxon të injorohet apo të vërehet i izoluar, sepse mund të sjellë edhe përshkallëzimin e situatës në terren, për të cilën kemi paralajmëruar disa herë deri më tani. Vala e dhunës e kryer nga kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti, në veri të Republikës së Kosovës ka gjurmë dhe jehonë në komunitetet serbe në jug të Ibrit, ku mbrëmë rreth orës 10:30. është gjuajtur me gurë shkolla fillore serbe ‘Braća Aksiq’ në Lipjan.

Në këtë institucion arsimor marrin pjesë rreth 50 nxënës serbë të nacionalitetit dhe disa prindër sot nuk i kanë lejuar fëmijët të vijnë në shkollë nga frika për sigurinë e tyre dhe se vendasit janë më se të shqetësuar për sulmin në shkollë dhe incidentet e reja që mund të kryejnë ekstremistët shqiptarë ‘të rrethuar nga retorika dhe politika agresive e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›