Sulmi ndaj KQZ-se Rama i kundervihet SHBA-se

Jo me larg se dy dite me pare ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvziu i kerkoi klases politike ne vend qe KQZ-ja te lejohet te punoje e lire dhe e konsideroi ate si institucionin vendimtar per realizimin e zgjedhjeve te lira dhe transparente. Por ndryshe nga deklaratat e ambasadorit Arvizu kreu i PS-se duke iu kundervene SHBA-se ka derdhur nje lume akuzash ndaj institucionit kushtetues per menaxhimin e zgjedhjeve. Nderkohe Rama pranoi dje me ne fund se nuk ka kohe per ndryshimin e Kodit Zgjedhor pas konsultave qe ka zhvilluar kete jave me ambasadorin amerikan Arvizu dhe kreun e delegacionit te OSBE-se Wollfarth.
Jo me larg se dy dite me pare ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvziu i kerkoi klases politike ne vend qe KQZ-ja te lejohet te punoje e lire dhe e konsideroi ate si institucionin vendimtar per realizimin e zgjedhjeve te lira dhe transparente. Por ndryshe nga deklaratat e ambasadorit Arvizu kreu i PS-se duke iu kundervene SHBA-se ka derdhur nje lume akuzash ndaj institucionit kushtetues per menaxhimin e zgjedhjeve. Nderkohe Rama pranoi dje me ne fund se nuk ka kohe per ndryshimin e Kodit Zgjedhor pas konsultave qe ka zhvilluar kete jave me ambasadorin amerikan Arvizu dhe kreun e delegacionit te OSBE-se Wollfarth por serish kerkoi garanci per zgjedhjet pa sqaruar se cfare duhet konkretisht duke publikuar te vetmin opsion ate te nje fushate politike e perziere kjo edhe me protesta. Kryetari i PS Edi Rama akuzoi dje ne takimin e perjavshem me gazetaret manipulimet qe sipas tij qeveria po pergatit per zgjedhjet lokale. Ne qytete te ndryshme te vendit u kerkohen nepunesve te administrates te dhena te cuditshme per karten e identitetit vendbanimet etj. qe krijojne shume shqetesime ne fazen ku ndodhemi. Theksoj faktin se ka nje perpjekje perdite e me evidente per te perfshire ne nje menyre te organizuar dhe te jashteligjshme rrogetaret e shtetit per nevojat e fushates se pushtetit - deklaroi z. Rama. Sipas tij ne kete manipulim po merr pjese edhe KQZ e cila nen drejtimin e kryetarit te saj po fotokopjon dokumente zgjedhore per ti vene ne sherbim te Kryeministrit. Ne kemi informacion te mjaftueshem dhe te besueshem se kjo nuk eshte e gjitha. KQZ eshte perfshire ne nje operacion kriminal duke fotokopjuar per nevojat e pushtetit dhe fushates se tij materialet zgjedhore qe iu mohuan publikut dhe opozites. Ky eshte nje veprim teresisht i denueshem dhe pertej te denueshmes kercenon hapur zgjedhjet qe kemi ne prag. Dhe rinxjerr ne pah fizionomine e kesaj KQZ-je te diskretituar deri ne palce - pohoi Rama. Sipas tij Kryeministri dhe qeveria e tij do te perpiqen te perserisin skenarin e zgjedhjeve te 28 qershorit por opozita do ti jape pergjigjen e duhur organizimit te ketij plani.
Rikandidimi Rama Vendimi me 21 mars
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pohoi dje se se shpejti do te merret vendimi nesh ai do te kandidoje per Bashkine e Tiranes. Zgjedhjet e 8 majit per sa na takon do te jene nje demonstrate e madhe e mbare popullit opozitar e cdo qytetari qe kerkon ti coje mesazhin e tij me vote Saliut. Nderkohe ky popull opozitar do te jete i gatshem te perballet ashtu sic thone hebrenjte sy per sy e dhembe per dhembe me cdo lloj trupe dhe me cdo lloj forme te organizuar per te cenuar vullnetin e popullit te shprehur me vote. Sa per kandidimin tim besoj qe diten e hene do kemi pergjigjen e qarte te plote dhe te shtjelluar lidhur me ceshtjen - deklaroi z. Rama. Ai pohoi gjithashtu se opozita nuk do te kete si kusht per hyrje ne zgjedhje riformatimin e KQZ por theksoi se PS nuk do te lejoje manipulimin e zgjedhjeve.