E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji Lajcak serish ne Tirane me 22 mars

I derguari i posacem i BE-se Miroslav Lajcak vjen serish ne Tirane tashme per te negociuar me palet politike per permbushjen e kushteve per mbarevajtjen e zgjedhjeve te 8 majit. Ne nje njoftim te zyres se KE-se ne Tirane thuhet se Bashkimi Evropian do te dergoje ne Tirane me 22 mars te derguarin e posacem Miroslav Lajcak. Misioni i tij do te perqendrohet tek negocimi per plotesimin e kushteve per mbarevajtjen e zgjedhjeve lokale te 8 majit.

Kjo eshte hera e trete qe Lajcak vjen ne Shqiperi ne perpjekje per te zgjidhur situaten politike por deri tani nuk eshte arritur asnje gje konkrete. Kriza politike dhe ngjarjet e dhunshme te 21 janarit ku humben jeten 4 persona e kane detyruar te derguarin e BE-se te zhvilloje takime te njepasnjeshme me Presidentin Topi Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-se Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›