Sulmi ndaj gjyqtarit, Min. e Drejtësisë përgatit pr/vendim
Në projektvendim janë përcaktuar qartë kushtet lidhur me sigurimin e mbrojtjes së veçantë të gjyqtarëve të gjykatave të Krimeve të Rënda në rrezik. Pr/vendimi i është dërguar KLD-së për konsultime.
TIRANE- Atentati ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni mbrëmjen e 8 shkurtit 2009, ka vënë në lëvizje qeverinë për të mos lejuar përsëritjen e sulmeve të tilla ndaj njerëzve të drejtësisë. Sipas "Gazeta Shqiptare" Ministria e Drejtësisë ka hartuar me urgjencë një projektvendim për 'mbrojtjen e veçantë personale, familjare dhe pasurore të gjyqtarëve dhe sigurimin e jetës e pasurisë së tyre'. Në projektvendim janë përcaktuar qartë kushtet lidhur me sigurimin e mbrojtjes së veçantë të gjyqtarëve të gjykatave të Krimeve të Rënda në rrezik. Për sigurimin e një mbrojtjeje efikase është parashikuar ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga gjyqtarët e gjykatave të Krimeve të Rënda, kur për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës, u kërcënohet jeta, familja e tyre apo prona. Të drejtën për të kërkuar mbrojtje personale do ta kenë dhe gjyqtarët e tjerë të sistemit gjyqësor. Mbrojtja e veçantë për këta gjyqtarë do të jepet pas kërkesës së bërë prej vetë tyre dhe miratimit nga komisioni. Projektvendimi i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për konsultime të mëtejshme.
(s.g/BalkanWeb)