Sulmi ne Aukland autori i semure mendor

Personi i dyshuar si autor i masakrës së radhës në universitetet amerikane, ku gjetën vdekjen 7 persona dhe u plagosën disa të tjerë, kishte në shënjestër të tij një zyrtare të lartë të institucionit arsimor.
Autori, i arrestuar pak orë pas sulmit në një supermarket në një qytet fqinj të Auklandit, ku ndodhi masakra, u identifikua më pas si L. Goh me origjinë koreano-jugore.
Të shtënat nisën ditën e hënë, kur 43-vjeçari, ish-student në këtë universitet, krejt papritur ka nisur të hapë zjarr në ambjentet shkollore.
Hetuesit amerikanë mundën të zbulojnë se shkak i sulmit ishte “keqtrajtimi” ndaj autorit në kohën kur ai ishte student në këtë universitet, i njohur si universitet koreano-jugor.
“Zbuluam se i dyshuari ishte i nxehur me administratën e shkollës dhe me studentët në kohën kur ndiqte studimet për shkak të keqtrajtimit dhe mungesës së respektit që ai pretendonte ndaj tij”, thuhet në deklaratën e hetuesve amerikanë.
Ndërkohë, vetë institucioni arsimor ka pohuar për hetuesit se 43-vjeçari L.Goh u përjashtua nga universiteti për shkak të sjelljeve të tij jonormale.
Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri. Pamjet televizive pas sulmit treguan njerëz të plagosur duke dalë nga ndërtesat. Departamenti i Zjarrit të Oakland tha se njoftimi i parë për të shtënat mbërriti në 10:50 me orën lokale.