E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në Magdeburg, Begaj: I tmerrshëm, Shqipëria në krah të Gjermanisë

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetin social X lidhur me sulmin në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj thotë se ky sulm duhet dënuar në termat më të ashpër, teksa shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë. Ai e cilëson sulmin si të tmerrshëm. Begaj thekson se Shqipëria qëndron fort në krah të popullit të Gjermanisë.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet me termat më të ashpër si një akt i ulët, i padenjë dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron fort në krah të popullit të Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë në këtë rast, duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave.”, shkruan Begaj.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›