E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“I tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg’, Rama: Të bashkuar kundër terrorizmit

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me sulmin në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.

“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Rama.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›