E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ne konsullate arrestohen 4 te dyshuar

Autoritetet libiane kanë arrestuar 4 persona, si autorë të dyshuar të sulmeve kundër konsullatës amerikane në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori amerikan Kristofer Stevens dhe 4 anëtarë të stafit. Lajmi bëhet me dije nga zv/ministri i brendshëm libian Uanis Sharif. “I kemi marrë në pyetje, janë të dyshuarit kryesorë të atentatit”, tha ai.
Ndërkohë më herët kryeministri libian Musfafa Abu Shagur, tha se “ deri tani nuk kemi asnjë provë të prezencës së Al-Kaedës në vend”. Megjithatë ai pranoi se në vend ekzistojnë mjaft të rinj të influencuar nga ideologjia ekstremiste e Al-kaedes. Shagur nënvizoi se ekstremistët në Libi, janë një numër i vogël, që nuk i kalon 100 deri në 150.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›