E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare merr ne Spanje cmimin La risa de Bilbau

Shkrimtari i shquar i letrave shqipe Ismail Kadare nderohet me çmimin “La risa de Bilbau” çmim, i cili i jepet shkrimtarëve për veçantinë e lëvrimit të humorit te zi Kafkian. Ky është cmimi i dytë që merr shkrimtari i shquar shqiptar në Spanje pas çmimit “Princi i Asturias”. Shkrimtari Juan Bas , ka deklaruar se tema e këtij edicioni do të jetë humori si armë kundër barbarize në cilëndo formë që ajo shfaqet. Edicioni i tretë do të zhvillohet nga data 2 deri më 7 tetor, ku pritet të jetë i pranishëm edhe shkrimtari shqiptar. Gjithashtu emri i shkrimtarit Ismail Kadare ka disa kohë që po përmendet sërish si fitues i mundshëm i çmimit Nobel për Letërsine sipas sondazheve online. Ndërkohë që duke lënë mënjanë bujën e sondazheve, shkrimtarit të madh shqiptar i është dhënë një tjetër çmim prestigjioz spanjoll.
Ismail Kadare është një nga intelektualët më të shquar evropianë të shekullit 20. Konsiderohet si shkrimtari kombëtar i Shqipërisë.
Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme të botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›