E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi terrorist në Ibër Lepenc, riparohen në masë të madhe dëmet

PRISHTINE, 30 nëntor/ATSH/ Kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve të cilat në kohë rekord riparuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.

Kurti shkroi në rrjetet sociale se “çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”.

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›