E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në Ibër-Lepenc, Tabaku: Akt terrorist, sfidë për paqen dhe stabilitetin në rajon

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dënuar sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke e cilësuar këtë akt “të papranueshëm” dhe një “kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku ka kërkuar që autorët e këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë.

“Dënoj me forcë këtë akt terrorist dhe uroj që autorët të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, dhe çdo përpjekje për të kërcënuar sigurinë kombëtare të Kosovës duhet të marrë përgjigjen e merituar.

Ndërkohë që presim transparencë dhe hetim të plotë nga institucionet përkatëse, duhet të kemi një bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë për të ndalur këto sulme të përsëritura. Kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme – kjo është një sfidë për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Tabaku.

Tabaku ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të parandaluar këto sulme të përsëritura, duke deklaruar se “kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme – kjo është një sfidë për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Ndërkohë që presim transparencë dhe hetim të plotë nga institucionet përkatëse, duhet të kemi një bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë për të ndalur këto sulme të përsëritura. Kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme – kjo është një sfidë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Dëmtimi i një infrastrukture jetike, që siguron ujë për qytetet dhe energji për Kosovën, është një sulm kundër çdo qytetari kosovar. Kosova nuk do të përkulet përballë kërcënimeve. Duhet të mbrojmë paqen sigurinë dhe të ardhmen e rajonit.” shkruan deputetja e PD. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›