Sulmi terrorist në Moskë, Macron: Do ishte cinike nga ana e Rusisë të fajësojë Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ishte “cinike dhe kundërproduktive për Rusinë dhe qytetarët e saj” që përpiqen të fajësojnë Ukrainën për sulmin terrorist në qytetin Crocus në Moskë.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga çdo instrumentalizim i sulmit”, tha Macron për gazetarët pas mbërritjes së tij në territorin francez të Guianës Franceze.
Macron shprehu solidaritetin për popullin rus pas sulmit terrorist në Moskë, duke shtuar se Franca i kishte ofruar ndihmën e saj Rusisë në lidhje me informacionet rreth sulmit.
Presidenti francez ka vendosur në dukje se ISIS, i njohur gjithashtu si grupi i Shtetit Islamik, kishte marrë përsipër sulmin.
Sipas tij, Franca dhe partnerët e saj kryesorë besonin se ishte një ent i Shtetit Islamik që planifikoi dhe kreu këtë sulm.
Megjithatë, ai nuk specifikoi se cili entitet i ISIS-it se cili e ka kryer atë. Macron u shpreh se i njëjti ent kishte tentuar disa sulme në tokën franceze muajt e fundit, gjë që kontribuoi në vendimin e qeverisë franceze për të rritur nivelin e kërcënimit terrorist të vendit të dielën.
Pas sulmit Putin tha se autorët ishin drejtuar në kufirin me Ukrainën përpara se të kapeshin. Deklaratat e tij erdhën pasi ISIS kishte marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin ndërsa Ukraina mohoi me forcë çdo përfshirje në këtë ngjarje.
/rtsh.al/