Sulmohet dhe i grabiten 3 milione leke kambistit
TIRANE - Grabitet gjate nje sulmi fizik nje kambist. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem ne hyrjen e nje pallati ne bulevardin Bajram Curri ne qender te Tiranes. Burime policore kane bere te ditur se Pajtim M. eshte sulmuar nga tre persona te cilet dyshohen se jane narkomane. Ata i kane marre kambistit nje shume prej 3 milione lekesh te rinj. Por gjate sulmit Pajtim M. ka marre disa plage si pasoje e goditjeve prej tre grabitesve. Banoret e pallatit dhe kalimtare te rastesishem kane qene ata qe i kane ardhur ne ndihme te demtuarit si dhe kane njoftuar policine. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur disa patrulla te Komisariatit Nr. 1 dhe nje grup hetimor. Ata kane nisur hetimet duke marre deshmite e personave qe ishin ne momentin e ngjarjes. Pajtim M. eshte derguar ne spital per te marre ndihme mjekesore per shkak te demtimeve qe kishte marre nga sulmi i bere ndaj tij.
Ngjarja
Sapo do te ngjiste shkallet e pallatit per te shkuar ne shtepine e tij si cdo dite pas perfundimit te punes kambisti Pajtim M. eshte sulmuar ne menyre te menjehershme nga tre persona. I befasuar nga kjo ngjarje viktima e sulmit nuk ka mundur te reagoje menjehere dhe tre te rinjte te cilet ende jane te paidentifikuar i kane marre canten qe kishte me vete ku ndodhej nje shume e madhe parash. Burime nga policia kane bere te ditur se persona ende te paidentifikuar kane sulmuar kambistin te cilit policia i ka bere te ditur vetem emrin Pajtim M. ne hyrje te nje pallati. Kambisti eshte goditur me mjete te forta ndersa ende nuk dihet nese grabitesit kishin arme apo jo. Ne ndihme te tij kane shkuar disa banore dhe kalimtare. Ai eshte derguar ne spital ku ka marre mjekimin e nevojshem.
Hetimet
Te njoftuar nga banoret uniformat blu kane mberritur ne vendin e ngjarjes. Policia ka marre ne pyetje te demtuarin dhe dyshon se autoret mund te jane perdorues droge. Sipas te dhenave mesohet se shuma e grabitur eshte rreth 3 milione leke qe i demtuari i kishte parate e punes qe kishte bere gjate dites duke kembyer valuta te ndryshme. Per ndalimin e te dyshuarve policia ka nisur disa kontrolle por deri ne oret e vona te mbremjes se nuk ishte bere i mundur ndalimi i tyre. Uniformat blu dyshojne se grabitesit e kane ndjekur disa dite viktimen e tyre me qellim qe te mesonin oraret e levizjes se tij dhe shumen e parave qe mbante me vete. Mengjesin e djeshem kur kane pare se ai kishte marre shumen e konsiderueshme me vete atehere e kane sulmuar duke i marre parate dhe plagosur vete ate.
9 Shtator 2010