E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet nje shqiptar i dyshuar per 11 vrasje ne Greqi



ATHINE - Eshte arrestuar nje nga njerezit me te rrezikshem tha dje Policia e Athines. Ai akuzohet per 11 vrasje shqiptaresh ne qender te Athines 13 tentativa vrasjeje trafik armesh trafik te lendeve narkotike si dhe grabitje e vjedhje ne dhjetera lagje te kryeqytetit grek. Ne pranga kane rene mbremjen e kaluar dhe nje vajze e re nga Rumania pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe bashkepunetore te tjere te cilet ndiqen nga policia kishin kryer nente grabitje dhe 8 vjedhje ne zona te ndryshme te Atikise. Nga kontrolli qe beri policia ne makinen e ciftit u gjeten dhe sekuestruan nje kallashnikov me 64 fisheke nje jelek antiplumb 11 490 euro 4300 dollare dhe nje celular. Ndersa ne banesen e tyre ne Kolono u gjeten dhe sekuestruan nje kallashnikov me 48 fisheke dy pistoleta nje revole 136 fisheke te kalibrave te ndryshme nje jelek antiplumb maska bizhuteri dhe ora te vjedhura 514 grame hashash dy peshore elektronike dhe tre celulare. Nga hetimet paraprake u vertetua se shqiptari me dy bashkekombesit e tij te cilet kerkohen nga policia kishin krijuar nje grup kriminal dhe kryenin grabitje ne dyqane dhe banesa ne Atiki. Nente grabitje u kryen ne dyqane me bizhuteri ne lagjet Iliupoli Koridhalo Peristeri Agjius Anargjirus Kalithea Ilion Nikea N.Iraklio dhe ne Marusi. Vlera e bizhuterive arrin ne 500 mije euro. Gjithashtu kishin kryer gjashte grabitje ne banesa ne zonat Thrakomakedhones Keracini Lagonisi P. Rafti Kifisi dhe ne Argolidha. Se fundi kishin vjedhur edhe dy makina ne Halandri dhe ne Eretria. Cifti qe u arrestua do te shoqerohet sot ne Prokurorine e Athines ndersa kerkohen edhe dy personat qe dyshohen se merrnin pjese ne grupin kriminal. Shqiptari i arrestuar ka pasur urdher arresti ne pritje pasi dyshohet se ishte anetar i nje grupi kriminal i cili merrej kryesisht me trafik droge ne 2008-n dhe ka ekzekutuar ne qender te Athines njembedhjete bashkekombesit e tij ndersa ka tentuar te vrase 13 te tjere. Cifti qe u arrestua do te shoqerohet sot ne Prokurorine e Athines ndersa kerkohen edhe dy personat qe dyshohen se merrnin pjese ne grupin kriminal.

9 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›